Kandidatja e e Aleancës Kosova e Re për Kryetare të Komunës së Gjakovës, njëherit zëvendëspresidentja e partisë, znj.Mimoza Kusari Lila, ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor, si dhe rezutatet e këtyre zgjedhjeve.
“Dua t`i prezantoj rezultatet tashmë të ditura për Komunën e Gjakovës dhe dëshiroj të falenderoj qyetarët për vendimin e tyre për të bërë ndryshime.
Kandidatja e AKR-së, për të parën e Gjakovës ka theksuar se, ka pasur tendencë për manipulim, por se procesi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve në Gjakovë, duke falenderuar qytetarët dhe organet e rendit përgjithësisht, ka qenë qetë.
“Rezultati aktual në Gjakovë, jep shpresë dhe fakton fituesin e 1 dhjetorit. Rezultati është mesazh për kryetarin aktual që qytetarët duan ndryshim”, ka thënë ajo.
Ajo ka pohuar se, ky rezultat I zgjedhjeve në Gjakovë, tregon se qytetarët e këtij vendi tashmë kanë vendosur për ndryshim dhe kanë vendosur t`I lëvizin gjërat.
“ Tendenca është për të lëvizur gjërat në aspektin pozitiv pas shumë vite keqqeverisjesh dhe keqmenagjim”, ka theksuar znj.Kusari Lila, duke shtuar se elektorati është ai I cili vendos për ndryshimin.
Kusari Lila ka falënderuar edhe organet e rendit për punën e tyre gjatë procesit zgjedhor, pasi që ka pasur reagim të shpejtë në tendencat për manipulim me votën.
Kusari Lila, ka thënë se pret një dalje massive të qytetarëve për të votuar me 1 dhjetor, si dhe ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin për ndryshim dhe largim te keqqeverisjes.