Saturday, December 28, 2024
Gjakova Presss

Kush po i vjedh pishat e sapombjella?

lulet ne qender
Pishat dhe lulet e mbjella më 7 Maj 2015 në qender të Gjakoves

Rreth një mijë pisha “top selvije” e tjera janë mbjellë në rrugën Tirana, atë të UÇK-së deri tek Ura e Islam Begut dhe në qendër të qytetit, ku u zëvendësuan shemshirët, por nja 15 sish tashmë janë shkulur nga persona të papërgjegjshëm. Këtë e ka konfirmuar, Shkumbin Kastrati, drejtor I Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Ai ka kërkuar nga Policia që të zbuloi keqbërësit ndërkohë që ka apeluar tek qytetarët që ti ruajnë oazat e gjelbra sepse investimet janë nga kontributet e tyre që i japin komunës.

“Jam I befasuar me një sjellje të tillë. Me sa mund po I mbjellim drunjtë e ri për ta bërë Gjakovën më të bukur e sa me lehtësi dikush po I vjedhë ato. Lus qytetarët që  të denoncojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike keqbërësit që I hetojnë”, ka thënë Kastrati.

Ndryshe sot është përmbyllur aktiviteti dy javor në mbjelljen e pishave, drunjve dekorativ dhe luleve. Lloj- lloj lulesh të enjten janë mbjell në qendër të qytetit.