Saturday, December 28, 2024
AktualeKulturëLajme

Lama e Drithit prej sot po rinovohet

lama e drithit-2Berthama e Çarshisë se Vjeter do te merr pamje tjeter me atraktive. Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me shoqatën ndërkombëtare CHËB, nga dita e merkurë  kanë nisur së implementuari projektin e Bashkimit Europian “Trashëgimia kulturore pa kufij” ku do të investohet në rregullimin e hapësirës të “Çarshisë së Madhe”, respektivisht tek lokacioni i njohur me emërtimin e moçëm “Lama e Drithit’. Ky projekt, që nga shoqata e sipërcekur implementohet me mjetet e BE-së në vlerë prej rreth 40 mijë euro si dhe nga Komuna e Gjakovës me po aq mjete materiale, që gjithsejt kap vlerën prej rreth 80 mijë euro, është planifikuar që maksimalisht brenda dy muajve të përfundohet i tërë projekti. Drejtoria e Shërbimeve Publike edhe njëherë njofton opinionin se gjatë kryerjes së punimeve ndalohet qarkullimi i automjeteve, ndërkohë që rruga “Mithat Frashëri” është e lejuar për qarkullim dykahor, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i automjeteve në rrugët perëndimore të qytetit, nga ana jugore e saj, respektivisht nga lagja “Mulla Jusuf” në drejtime tjera që të shpiejnë nga rruga e Çabratit.