Monday, November 4, 2024
Lajme

Lehtësirat e bënë të veten: Gjakova gradualisht  po i kthehet normalitetit

E hëna në Gjakovë është ditë pazari kur ka lëvizje më të madhe nëpër rrugë e sheshe, por pandemia ia kishte “humbur” epitetin. Por, sot në Gjakovë, në mesditë ka qenë një tjetër pasqyrë. Lehtësirat që u mundësuan nga Ministria e Shëndetësisë bënë që dyqanet të hapen, ndërtimtarët ti vazhdojnë punët në objekte të ndryshme dhe të punojnë me kujdes të shtuar dhe lëvizja e qytetarëve të jetë më e madhe.  Të frekuentuar ishin edhe parqet por nuk kishte grumbuj njerëzish… Kolonat e veturave të pakëputura në qender të qytetit.

Dalëngadalë po i kthehemi normalitetit. Dy javë komuna e Gjakovës nuk ka pasur asnjë rast të infektimit me Covid 19, ndërsa janë shëruar 11 pacientë. Këto raporte ndoshta kanë “trimëruar” një pjesë të qytetarëve që në rrugë të dalin pa maska!!!

 Pas 18 Majit, shpresohet që këto lehtësira të jenë akoma më të mëdha, por kujdesi, siç thonë mantelbardhët, duhet të jetë i njëjtë si më parë, distanca sociale, dhe pajisjet mbrojtëse, maskat e dorëzat!!! Në të kundërtën, telashet mundë të na kthehen. Askush nuk i donë ato, apo jo?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *