E plotësuar
Drejtues të klubit të futsallit “Liburn” konsiderojne se në ndeshjen finale me Feniksin që ka perfudnuar me rezultat 4: 5, iu është bërë e padrejte nga ana e gjyqtareve.
Menjehere pas takimit final që u zhvilua ne Peje në praninë e një numri të madh të tifozve nga Gjakova, kryetari i klubit Abaz Beqa ka falederuar tifozet në radhë të parë, që i dhanë hijeshinë finales si dhe futbollistët gjakovarë per lojen e bukur, por ka kritikuar ndarjen e drejtesisë në lojë.
“Edhe pse gjithë kohen ishim duke udhehequr, referët së bashku me zyrtarë të Federates deshten që mos të fitoj më i miri. Gjysmë sekondi pa përfundu loja, që nuk ndodh askund në botë, akordohet penalti pa qenë fare dhe ndëshkohet lojtari jonë me karton të kuq. Kaq kishim mundesi. Nuk mund ti mundim edhe Federaten me refer!!!”, ka thënë Beqa.
Ora 22.35
Pallati i sporteve “Karagaq” Peje
Sapo ka perfunduar takimi i trete final ne futsall ne mes te Liburnit te Gjakoves dhe Feniksit te Drenasit me rezultat 4 me 5. Sipas Nori Emres ,sekretar i FC Liburn, në sekondat e fundit u akordua penalti per mysafiret qe vendosi per epilogun e takimit.