Në derbin e Ligës së Futsallit superior të Kosovës që u zhvillua të premten në mbrëmje,në Pejë , FC Besa shënoi fitore 5:3 ndaj FC Liburnit të Gjakovës. U zhvillua një lojë cilësore ku fillimisht vendasit arritën epërsi të lartë prej 4:0 e pastaj loja u nivelizua dhe Liburni arriti ta zvogëlojë epërsinë në 3 :5.
Golat për Liburnin i shënuan Nexhip Selimi dy dhe Ideal Brovina një.
Edhe me këtë humbje Liburni mbanë pozitën e parë në tabelen klasifikuese të superligës së Futsallit të Kosovës.(gjakovapress.info)