Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

LIBURNI i Gjakovës me kampionin e Frances, Holandës dhe Bjellorurusisë

FC Liburn nga Gjakova tashmë I ka të njohur edhe dy skuadrat tjera me të cilat do të përballet në garat evropiane. Pasi ka përfunduar  “Preliminary Round” në UEFA Futsal Champions League janë  përcaktuar të gjitha grupet e Main Round ku Liburni është  kualifikuar direkt. Skuadra gjakovare  bënë pjesë në grupin e  7-të  të Path B, i cili do të mbahet në Minsk të Bjellorusisë nga 9 deri më 12 tetor. Pra, Liburni do të përballet me Stalitska Minsk nga Bjellorusia, nikoqirin e këtij grupi, Hovocubo nga Holanda dhe Toulon Elite nga Franca.

Kryetari klubit Abaz Beqa ka thënë se : “Në këtë grup jemi më të mirë në letër se ekipi Hollandez dhe ai Francez të cilat u përcaktuan mbrëmë, ndërsa kundërshtar më i vështirë,  prapë në letër , është nikoqiri Stalitska Minsk. Por, ne gjithçka do t’ia lëmë kohës dhe ju premtojmë ndeshje fenomenale nga djemtë tanë dhe do të mundohemi me mish e me shpirt që Republikën tonë ta inkuadrojmë në 16 ekipet më të mira Europiane”.

Megjithëse grupi ku bënë pjesë Liburni ka skuadrat më të mira të Francës, Holandës dhe Bjellorusisë, edhe  në shtabin teknik shprehen optimist. Trajneri Luan Kozniku ka thënë se përgatitjet I kanë filluar nga 5 Gushti dhe atmosfera në skuadër është jashtëzakonisht e mirë.

“ Edhepse ishte vapë e madhe, ne kemi ushtruar intensivisht që nga fillimi I muajit Gusht. Futbollistët gjatë gjithë kohës kanë dhënë maksimumin. Ndeshja stërvitore me Shkupin na ka dhënë shpresa se jemi në ngritje e sipër të cilësisë së lojës. Fillimisht do të luajmë në dy ndeshje kampionale e pastaj udhëtojmë në Minks. Përvoja në garat ndërkombëtare do të na ndihmoi shumë. Kemi luajtur me francezët edhe para dy vitesh. E njohim futbollin e vogël francez. Kemi njohuri edhe për futbolin e vogël Holandez ndaj besojë se do të arrijmë suksese”, ka thënë Kozniku.