Site icon Gjakovapress

Liga e dytë futbollistike: FC Dardanët fitues në derbin lokal ndaj KF Dushkaja

Të premten janë zhvilluar ndeshjet kampionale të Ligës së dytë futbolistike ku bëjnë pjesë katër skuadra nga komuna e Gjakoves. Në stadiumin te Shkugëza  u zhvillua ndeshja në mes tëKF DUSHKAJA dhe  FC DARDANËT që ka përfunduar me fitoren e Dardanëve 2 me 3 të cilët sot janë drejtuar nga trajneri i ri Valon Kasapi. Trajneri I deritashëm Dedë Tunaj ka marr detyren e drejtorit të klubit.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua tek pallati I Sporteve Shani Nushi KF Dukagjini I Novoselles ka pësuar humbje  1-4  nga KF Rahoveci.

Exit mobile version