Vellaznimi Dukagjini: 0:1(0:0)
Vëllaznimi e ka filluar edicionin e ri me humbje, në ndeshjen që e zhvilloi të dielën me Dukagjinin e Klines, në stadiumin e qytetit pa praninë e publikut. Pikët i humbi “nga dora” në lojën shtesë , anipse ka mundur që ta mbyll këtë lojë me tri pikë . Këtë e meritoi në saje të angazhimit dhe rasteve të volitshme që kishin realizuar futbollistët “Kuq e zi”.
Anipse humbi, loja dhe angazhimi i treguar i futbollistëve të Vëllaznimit ishte për çdo lëvdatë. Aq më tepër kur dihet fakti se shtabi teknik e konsolidoi ekipin në një afat rekord, për dy tri javë!. Loja e sotme jep shpresë se skuadra gjakovare nga ndeshja në ndeshje do të jetë më e konsoliduar dhe se rezultatet padyshim se do të vijnë pas.
![](http://gjakovapress.info/wp-content/uploads/2020/09/Velaynimi.jpg)