Gjakovapress

Lorik Cana : Klubi I zemrës sime është Vëllaznimi

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, gjithmonë shprehet krenar që klubi i zemrës së tij është Vëllaznimi. Komuna e Gjakovës e kishin shpallur ambasador të Gjakovës. Sa herë që e viziton Gjakovën, Loriku takohet me tifozët e skuadrës kuqezi. Tash pas emërimit të babait të ti, Agimit në krye të klubit Vëllaznimi kjo afërsi e Lorikut me Vëllaznimin  bëhet akoma më e madhe. Sipas Agim Canes, cdo zhvillim të ri në klubin gjakovar, Loriku po e ndjek me interesim.

Revista Gjakovapress ka ruajtur fotot e disa vizitave të Lorik Canes në Gjakovë ndër vite dhe me këtë rast edhe takimet me futbollistët e Vëllaznimit, ndeshjen spektakulare me fanelen  kuq e zi, dhuratën që mori nga tifozët e tj.

Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet ai dhe si mbrohet ai . Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka,  shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri.

Exit mobile version