Lorik Pylla fitues i çmimit të I-rë në “Naissus Guitar Festival” në Nish të Serbis
Drejtori i shkolles Kastriot Sada, ka njoftuar se në këtë garë janë nisë jo pa ngarkesa emocionale, por gjithmonë me qëllim që të prezantohen denjësisht.
Në Festivalin “Naissus Guitar Festival” që mbahet në Nish të Serbisë ka dalë fitues kitaristi gjakovar Lorik Pylla, i cili i ndjekë mësimet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë.
“Do të vazhdojmë t’a shkruajmë historinë tonë me shkronja të arta”, ka thënë Sada, i cili poashtu ka njoftuar se suksesi i kitaristit Lorik Pylla është edhe rezultat i profesorit Gjulian Bytyqi, i cili ka punuar shumë për këtë përfaqësim të denjë.