Në Festivalin “Naissus Guitar Festival” që mbahet në Nish të Serbisë ka dalë fitues kitaristi gjakovar Lorik Pylla, i cili i ndjekë mësimet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë.
“Do të vazhdojmë t’a shkruajmë historinë tonë me shkronja të arta”, ka thënë Sada, i cili poashtu ka njoftuar se suksesi i kitaristit Lorik Pylla është edhe rezultat i profesorit Gjulian Bytyqi, i cili ka punuar shumë për këtë përfaqësim të denjë.