Saturday, March 23, 2024
Aktuale

Masa për mbrojtjen e ambijentit në Liqenin e Radoniqit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Gjakova” ka kujtuar edhe një herë urdheresen sipas të cilës me qëllim të mbrojtjes së Liqenit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e tij iu ndalohet ; Peshkimi me rrjeta dhe Shfrytëzimi i Liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente. Gjithashtu, sipas kësaj urdheres,  është i ndaluar qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afër liqenit akumulues “Radoniqi”në rreze prej 500 metra nga uji pa leje dhe autorizim të organeve kompetente, pastaj qarkullimi i barkave me motor në liqe, të gjitha aktivitet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de-natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij. Poashtu  është i ndaluar çdo shfrytëzim i zhavorrit dhe i masës drunore në zonën e bregut të liqenit në rreze 500 metra nga uji , pa leje dhe autorizim përkatës nga Drejtoria për Ujëra pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë.

Në njohtimin e KRU Gjakova thuhet se ndaj personave që nuk i respektojnë këto ndalesa , do të pasoi masa dënimi në të holla  prej 5 mije si dhe do të ngritët aktpadi gjyqësore .

Më poshtë urdhëresa e plotë e KRU Gjakova

Bazuar në Ligjin në fuqi në Kosovë Mbi Ujërat ,Urdhëresat Administrative si dhe Vendimin e Inspektoratit të MMPH me nr. Prot.INSP –V-3/ZSP-1502 , K.R.U. ”Gjakova” Sh.A. Gjakovë,nxjerr këtë;

U R DH Ë R E S Ë

Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit ,nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e Liqenit “Radoniqi”, të gjithë qytetarëve ju ndalohet ;

– Peshkimi me rrjeta gjatësore.

– Peshkimi me rrjeta hedhëse.

– Peshkimi me mjete plasëse.

– Peshkimi me gjeneratorë të rrymës elektrike.

– Shfrytëzimi i Liqenit për peshkim pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U.”Gjakova” dhe F.P.S.R. të Kosovës.

– Qarkullimi i të gjitha automjeteve për rreth dhe afër liqenit akumulues “Radoniqi”në rreze prej 500 m nga uji ,pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U. “Gjakova”

– Qarkullimi i barkave me motor në liqe.

– Të gjitha aktivitet të cilat mund të kenë ndikim në ndotjen dhe de- natyralizimin e liqenit dhe bregut të tij.

– Çdo shfrytëzim i zhavorrit dhe i masës drunore në zonën e bregut të liqenit në rreze 500 m nga uji ,pa leje dhe autorizim përkatës nga Drejtoria për Ujëra pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtoria e Pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë.

– Peshkimi me më shumë se tre kallama.

– Peshkimi gjatë kohës së shumëzimit deri me 1 Qershor.

– Ndaj personave që nuk i respektojnë këto ndalesa ,do të pasoi masa dënimi në të holla 5.000 Euro si dhe do të ngritët aktpadi gjyqësore .

KRU “Gjakova” SH.A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *