Kush është Masar KUPA dhe si lindi dashuria e tij ndaj artit pamor (pikturës) dhe vargut poetik?
Piktor AKADEMIK dhe POET; I takoj gjeneratës së mesme të krijuesve vizual, brez ky i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit pamor si në vend e poashtu edhe jashtë vendit. Linda më 1943, në Gjakovë. Shkollën fillore e kreva në vendlindje. Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, më vitin 1966, për ti vijuar studimet në SHLP-Dega e Artit Figurativ në Prishtinë në klasën e e piktorit të njohur Muslim Mulliqi, më pas diplomova më 1972. Ndërsa pas kësaj vijova studimet në këtë degë në akademinë e artit figurativ drejtimi i pikturës më 1979, poashtu në Prishtinë.
Punimet e juaja artistike kanë depërtuar, pothuaj në shumë vise shqiptare; Kosovë, Shqipëri e kohëve të fundit edhe në disa shtetet evropiane. Me këto vepra krijuese – artistike sa ekspozita personale dhe sa të (përbashkëta) kolektive keni pasur?
Veprat e mia artistike, pikturat kanë depërtuar në shumë vise shqiptare si në Kosovë, Shqipëri e poashtu edhe në disa shtete evropiane, fal angazhimit dhe përkrahjes së njohësve të artit. Gjerë më tani, kam pasur gjithsej 13 ekspozita të pavarura, së shpejti pritet e 14-ta, për artdashësit. Por, kam marrë pjesë në 28 ekspozita kolektive…për punimet e mia janë shprehur edhe kritikët dhe njohësit e artit pamor.
Jeni dhe poet, krijues i dy përmbledhjeve poetike, njëra e botuar para më shumë se një dekade e tjetra pret botimin. Mund të n’a zbërtheni shkurtimisht përmbajtjen e këtyre krijimeve dhe prej nga frymëzimi…?!
Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore jam i baraspeshuar si me artin pamor (pikturën), poashtu edhe me artin e bukur të vargut të shkruar (poezinë). Që nga viti 1964, isha bashkëformues i “MITINGUT TË POEZISË” (tash më tradicional që ka hyrë në dekadën e gjashtë) që mbahet në Gjakovë. Poashtu edhe një ndër themeluesit e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” (1968) të këtij qyteti….( më gjërësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress 118)