Tuesday, November 5, 2024
Gjakova PresssLajme

Maturantët më të dalluar të gjimnazit “Hajdar Dushi”

Gjimnazistetfitues te mirenjohjeve 167 maturantët më të suksesshëm gjatë tyri viteve të shkuara shkollore të  Gjimnazit Hajdar Dushi  janë nderuar me mirënjohje për arritjet në procesin mësimor. Ceremonia e  ndarjes së mirënjohjeve për nxënës të dalluar sipas drejtorit Bedri Cahani është organizuar për të vlerësuar kontributin e tyre të madh që kanë dhënë në betejën për dije gjatë shkollimit në gjimnaz. Me këto rezultate gjimnazit i është shtuar krenaria e bashkë me te edhe për mësimdhënësit dhe prindërit.

Gjimnazistetfitues te mirenjohjeve 2Sipas Cahanit kjo shkollë e re dhe moderne për një kohë të shkurtër ka bërë hapa të mëdhenj në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, ka zvogëluar numrin e mungesave, ka ngritur disiplinën  dhe ka radhitur sukseset në shumë gara të dijes si dhe në veprimtaritë kulturore e artistike.

Fituesit e mirënjohjeve I ka përgëzuar edhe drejtoresha e arsimit Silvana Haxhikadrija e cila e ka vlerësuar këtë organizim që nxit nxënësit për suksese sa më të mëdha e që janë reflektuar edhe në testin e maturës me një shkallë të lartë kalueshmërie 98%.

Gjimnazistetfitues te mirenjohjeveKrahas mësimeve në këtë shkollë kujdes meritor i kushtohet edhe ruajtjes, pastërtisë dhe gjelbërimit të ambientit. Në garën për lulet më të bukura kanë triumfuar klasat: e dymbëdhjeta -11, e

njëmbëdhjeta 10 dhe e dhjeta-8 , të cilave u dhanë mirënjohje të veçanta.

Ceremonia e sotme në gjimnazin Hajdar Dushi u përmbyll me një program artistik  të vet nxënësve të talentuar dhe me moton se shkollën e bëjnë të bukur: Nxënësit, Librat dhe Lulet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *