Mbahen garat e kercimeve nga Ura e Fshenjtë
Janë mbajtur garat tradicionale të kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë që janë unike në vendin tonë por edhe në rajon të cilat I hapi me kërcim atraktiv veterani I këtyre kërcimeve dhe ish kampion nga ura e Fshenjtë dhe ura e Mostarit, kujtim Gorani.
Kampion I garave të sivjetme nga Ura e Fshenjtë u shpall Sali Riza- Gërqina I cili për dy kërcime mblodhi më shumë pikë nga juria vlerësuese. Shumë pranë këtij vendi ishte edhe Florim Gashi I cili u plasu në vendin e dytë, ndërkaq të tretin, Shkelzen Goqi.
Në stilin kërvcim në këmbë vendin e parë e zuri 16 vjecari David Tuqi, të dytin Asdren Preqi dhe të tretin Anton Prenqi.
Garat të cilat në emër të komunës dhe kryetares Mimoza Kusari Lila I hapi Ndue Muqaj, I përcolli një numër I konsiderueshme I adhuruesve të këtij sporti atraktiv. Organizatori, Drejtoria për kulturë Rini dhe Sporte si dhe organizata joqeveritare Time aut nderoi me mirënjohje posmortum veteran të kërcimeve në ujë mes të cilëve edhe poetin e madh dhe legjendën e këtyre kërcimeve Ali Podrimen.
Garat u hapën me mirënjohje dedikuar figurave të njohura që e mbajtën gjallë traditën e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, duke filluar nga personalitetet që u nderuan post-mortum: Ali Podrimja, Mehdi Kryeziu, Hilmi Musa, Besim Mulliqi e Ruzhdi Jakupi.
Poashtu me mirënjohje u nderuan legjenda e gjalla të këtij aktiviteti si: Kujtim Gorani, femra e vetme shqiptare që ka kërcyer dallëndyshe Gonxhe Xhiha, Avdyl Osmani, Shefqet Vokshi etj.
Këshilli Organizativ i Kërcimeve nga Ura e Fshejtë 2014, me qëllim të masovizimit të kësaj gare dhe rritjes së interesimit te të rinjtë për t’u marrë më këtë sport, shpërbleu edhe garuesin më të ri, e kësaj rradhe kupa shkoi ne duart e 15 vjecarit Arlind Shala.