Sipas organizatores së këtij festivali, Ferdone Efendisë qëllimi I këtij manifestimi teatror është stimulimi I nxënësve për mësimin e gjuhës angleze si dhe krijimin e urave të reja të miqësisë. Pjesëmarrësit e festivalit teatror në gjuhën angleze, pas shfaqjes së pjesëve teatrore, vizituan ekspozitën e vizatimeve të shkollës Mazllom Këpuska e cila është e hapur në foajen e pallatit të kulturës Asim Vokshi, si dhe I bënë një vizitë qytetit të vjetër të Gjakovës. Festivalin e mbështeti kolegji Mehmet Akif.