Gjakovapress

Mbahet konferenca e Odave Amerikane Rajonale‏

odat ekonomike amerikaneMe organizim të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, një seancës e ditës së dytë e konferencës së odave rajonale amerikane që veprojnë në Ballkanin perëndimor është mbajtur në Gjakovë. Këtë konferencë, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në të cilën morrën pjesë Odat Ekonomike Amerikane  të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për tu njohur me mundësitë ekonomike të Kosovës, respektivisht të dëgjojnë dhe shohin më shumë potencialet e Gjakovës. Gjithashtu, kryetarja Mimoza Kusari Lila në këtë takim ka bërë thirrje për aplikim të bizneseve në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike që tashmë veç është publikuar aplikimi për biznese.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pohuar se kjo konferencë ka domethënien e vet për shkak të shprehjes së bashkëpunimit  rajonal dhe mos të veprojmë si vende të izoluara.

Gjithashtu, ky takim ka edhe karakter informativ për të shikuar se si po shkon implementimi i Zonës së Lirë Ekonomike, e të tjera lëmenjë me rëndësi për biznesin dhe ekonominë.

Exit mobile version