Wednesday, September 4, 2024
Kulturë

Mbahet Mitingu i Poezisë, Çmimi Yllka Domi iu nda Fjolla Muhaxhiri Agusholli

Me prezantimin e poezive nga 15 poet nga Gjakova dhe më gjerë, me recitimet e vargjeve të poetëve të shquar gjakovar nga aktoret Vlera Pylla dhe Yllka Lota, të premten në mbrëmje u  mbajt edicioni i 59-të i Mitingut të Poezisë në Gjakovë me organizim të klubit letrar, Gjon Nikollë Kazazi. Me këtë rast u prezantua “Antologjia e poetëve të Gjakovës” në shqip e greqisht e përkthyer  nga poeti nga Shqipëria, Iljaz Bobaj. Autori Bobaj tha se Gjakova është qendër e emrave të njohur të letërsisë shqipe.

Edhe këtë vit u  ndan çmimet tradicionale te Mitingut. Çmimi Yllka Domi, i takoi poetes Fjolla Muhaxhiri Agusholli.

Çmimi Din Mehmeti për librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve iu nda Halil mateshit për librin “Poema e Halilit”. Poezia më e mirë e lexuar sonte dhe çmimi Ali Podrimja iu nda poetit Bekim Kelmendi për poezinë “Ëndërrime”.

Organizatori edhe këtë vit ndau çmimin ndërkombëtar Nënë Tereza për poetin Bill Wolak nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *