Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mbahet revista skenike e XIX-të përkujtimore “ Nura-Bejtullahu- Domi”

Teatri amator “Emin Duraku” i qytetit të Gjakovës për të XIX herë me radhë vazhdon traditën e organizimit të Revistës Përkujtimore  “Nura-Bejtullahu- Domi” në përkujtim të tri figurave të këtij Teatri amator, që në vitin 1974 humbën jetën në fatkeqësi trafiku duke u kthyer nga një manifestim teatror që mbahej atë viti në Ferizaj.

Në  Revistën e sivjetshme teatrore “Nura-Bejtullahu- Domi” do të marrin pjesë nxënës me prirje nga arti skenik i gjashtë shkollave fillore të qytetit të Gjakovës dhe do të zgjasë dy ditë, më 30- 31 maj 2013.

Të gjitha këto veprimtari artistike do të mbahen në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” dhe do të  mbështeten nga Drejtoria e Kulturës.

Renditja e veprimtarive teatrore:

SH.F”Yll Morina”       

Shfaqja:“Mister Speci”

Autor: Avdi Shala

Regjisore: Altina Kusari

DATA 30.05.2013 – Ora:10:00

Luajne:Vanesa Haxhija, Vlera Zhubi, Fleondora Zeka ,Elsa Jaka, Adea Hasimja, Rrezona Rexha, Leon Shllaku, Apollon Jaka, Lirim Kusari

 

SH.F”Emin Duraku”       

Shfaqja:“Pranoni gjoben ju lutem  ”  dhe “Kanani kerkon sy”

Autor: Pellumb Kulla

Regjisor:Ylber Mehmeti

DATA 30.05.2013 – Ora:13:00

Luajne: Otan Shehu, Dhurata Sefa, Asime Dervishi, Diana Vula, Lindi Soba, Enis Buqinca, Vlera Bardhi, Mjellma Bardhi, Gresa Domi, Rinor Lleshi, Alibeg Krusha.

 SH F”Mazllum Këpuska”       

Shfaqja:“Makaronat e shejtanit   Autor: Lazer Lumezi

Regjisor:Blerim Valla

DATA 31.05.2013 –  Ora:10:00

Luajne: Jon Kendusi, Shend Xharavina, Era Domi, Gentiana Spahija, Granit Rudi, Ardonit Gexha, Eranda           ,Rita Efendija,Jeton Kida,Dren Shasivari

Peshperitese:A urora Polloshka, Elsa Haxhismajli

Muzika:Lis Bejtullahu

Skenografia:Rron Vula

Ass:Biondina Hoda

SH.F”Zekeria Rexha”       

Shfaqja:“Femijët e Lisit”

Autor: Avdi Shala

Regjisore: Nerimane Brahushi

DATA 31.05.2013-  Ora:11:30

Luajne:Valeria Kola, Bardha Kupa, Ejona Hadri, Poema Baruti, Ema Haxhija, Shkelqim Lloqani.

SH.F”Mustafa Bakija ”

Shfaqja:“Fabula” Autor: Disa Autore

Regjisor:Edmond Hafizademi

DATA 31.05. 2013 –  Ora:12:00”

Luajne:Dea Hana, Dion Kazazi, Elisa Gashi, Flamur Bakija, Gresa Tafilaj, Eroll Hana ,Etnik Bakija, Rrona Morina, Roal Osmani.

SH.F”Fehmi Agani ”       

Shfaqja:“Mbledhja e kepurdhave” dhe”Nje dite konsulte te mjeku”

Autor: Blanshet Markorel{perktheu:Ramadan Ramadani}

Regjisore:Elona Pozhegu

DATA 31.05.2013  – Ora:13:00

Luajne:S hkamb Shkreli, Vlora Hajdari, Gemb Shehdadi, Adhurim Kusari, Agon Bokshi, Diellza Golaj, Etnik Gashi, Dea Qerkezi, Agnesa Syla, Ngadhnjim Rexha, Leon Rraci, Vlera Roka, Idol Peja.

Të përkujtojmë se ky festival, tashmë tradicional, mbahet për të nderuar tre ish-anëtarët e teatrit amator të Gjakovës, Shkelzen Nurën, Qemajl Domin dhe Shemsedin Bejtullahun, të cilët, në vitin 1974, në të kthyer nga Festivali i Teatrove Amatore në Ferizaj, patën humbur jetën në fatkeqësi trafiku