Në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit, me organizim të Klubit të pingpongut Vëllaznimi dhe Komunës së Gjakovës, gjegjësisht të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të dielen në Gjakovë është mbajtur turneu ndërkombëtar në pingpong, ku në të dy kategoritë, atë të meshkujve dhe të femrave, kanë marrur pjesë garues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Pas një konkurrence mjaft të theksuar, në kategorinë e meshkujve fitues ka qenë Kristian Stanikovski nga Maqedoni, ndërsa në kategorinë e femrave më e spikatura ka qenë Vlona Maloku nga Kosova.
Për më të mirët janë ndarë kupa dhe mirënjohje, ashtu sikurse që me mirënjohje janë ndëruar edhe pjesëmarrësit tjerë të këtij turneu, që ka zgjuar interesim të theksuar., që është shprehur edhe nga organizatorët, e që është vlerësuar si një motiv, apo stimuli edhe për organizime të mëtejme të këtij niveli.