Mbi 50 vogëlush të Akademisë së futbollit Naim Kryeziu të shtunën shkojnë në Turqi
Akademia e Futbollit Naim Kryeziu që punon në kuadër të KF Vëllaznimit, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar me një traditë 20 vjeçare në Turqi. Mbi 50 vogëlush të Akademisë të shoqëruar edhe nga prindërit e interesuar, do shkojnë të shtunën në Turqi ku nga 29.08.2022 deri më 02.09.2022 do të marrin pjesë në turneun prestigjioz me skuadra të mëdha turke si Fenerbahce, Besiktas apo Bursaspor. Akademia e Vëllaznimit në këtë turne merr pjesë me gjeneratat U11, U13, U15 dhe U 17.