Mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Lan Avdisë
Me rastin e vdekjes së veprimtarit Lan Avdiu, në Delmonte të Zvicrës, Kuvendi komunal i Gjakovës më 12 janar ‘13 organizoi mbledhje komemorative në të cilën u kujtua veprimtaria tij e madhe patriotike nëpër shumë procese që kaloi Kosova. Në emër të Kuvendit Komunal dhe qytetarëve të Gjakovës ngushëlloi kryetari komunës Pal Lekaj i cili tha se Lan Avdija ishte veprimtar i dalluar i mërgatës shqiptare duke e organizuar dhe mobilizuar atë për realizimin e synimeve madhore të popullit tonë, lirinë dhe pavarësinë e saj.
Lan Avdija ishte edhe koordinator i AAK-së për diasporë, dhe sot në mbledhjen komemroartive ngushëllime shprehu edhe Daut Haradinaj, deputet i Parlamentit të Kosovës i cili e vlerësojë lartë figurën e Lanit.
“Vepra e tij i tejkalon përmasat partiake sepse ai ishte i të gjithëve, dhe veproi në etapat më të rëndësishme të proceseve të Kosovës që në vitet e 80-ta, 90-ta e deri në ditët e sotme” tha Haradinaj duke përmendur kontributin e tij në organizimin e mërgatës për ti dhënë mbështetje Ramush Haradinajt që të fitojë betejën kundra Serbisë në Gjykatën e Hagës.
Bashkëveprimtari Jahja Lluka theksoi punën e përbashkët që me Lan Avdinë e kanë bërë në organizimin, institucionalizimin dhe unifikimin e diasporës shqiptare. Edhe Xhavit Alia, Dash Gola dhe profesor Jahja Kokaj si bashkëveprimtar, e vlerësuan lartë kontributin e tij për Kosovën duke theksuar se ai në diasporë ka qenë aktiv në shumë fusha të veprimtarisë.
Në emër të familjes, për ngushëllimet e shprehura dhe pjesëmarrjen masovike në këtë komemoracion, falënderojë mbesa Yllka Kuqi e cila tha se Lan Avdija ka qenë njeri i sakrificës për të mirën e vendit.
Varrimi i te ndjerit Lan Avdija behet sot ne varrezat e qytetit.(z.v)