Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari – Lila, i ka uruar sot maturantët gjakovarë. “Jam e lumtur që këtë vit 1500 maturantë i dhurojnë një shpresë tjetër Komunës së Gjakovës, duke ngritur kështu mundësinë që të kemi një gjeneratë të përgatitur për të kontribuar për të nesërmen, për ditët më të mira dhe për perspektivën e vendit tonë.
Thellësisht jam e bindur se Komuna e Gjakovës tashmë po e bënë kthesën e madhe, për të krijuar hapësirë dhe vend, kohë dhe mundësi, për të gjithë Ju, që jeni mundësia e zhvillimit dhe rrugëtimit të mbarë. Duke ju dëshiruar suksese në studime, në punë dhe në angazhime, besoj sinqerisht se bashkë do japim më të mirën për të ardhmen tonë”, thuhet ne urimin e kryetares Kusari – Lila.