Teatri Hadi Shehu i Gjakovës me 1 korrik do të shfaq premierën e parë për këtë vit. Bëhet fjalë për shfaqjen Sakati nga Inishmani të autorit Martin Mecdonagt dhe në regji të Shkëlzen Berishes. Rolet i interpretojnë Alban Goronci, Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Vlora Dervishi, Besfort Berberi, Elida Shasivari, Ylber Mehmeti dhe Valon Pallaska … Skenografinë e ka përgatitur Petrit Bakalli.
Duke njoftuar për premierën e ditës së mërkure, Teatri i Gjakovës, ka kujtuar se: “Varësisht prej masave të përcaktuara deri me datë 1 Korrik, do të veprojmë edhe ne. Sidoqoftë, kujdesi duhet dhe do të jetë në maksimum, pavarësisht prej rrethanave dhe kushteve që do të caktohen. Numri i publikut do të jetë nën kontrollë dhe do të jetë i limituar. Mos e humbni ulësen tuaj ! Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistoj përjetësisht, “ thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjakovës për premierën e parë për këtë vit.