Me 10 maj mbahet mitingu jubilar i 50-ti me radhë i poezisë
Kryesia e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” përmes një njoftimi ka bërë të ditur për përgatitjet që kanë nisur për mbajtjen e Mitingut të poezisë.
‘Ky aktivitet i madh kulturor, ndër me të mëdhenjtë në gjithë trojet mbarëshqiptare, ky institucion kulturor që është një pasuri e rrallë e kulturës sonë , shtron përpara klubit tonë letrar”Gj.N.Kazazi” si organizatori kryesor , që do të mbështetet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjakovës dhe të Kryetares Mimoza Kusari Lila si dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës se Kosovës përgjegjësinë adekuate dhe punët që duhet bëre ‘ thuhet njohtim.
Prandaj kryesia e Klubit letrar “Gj.N.Kazazi” ka nisur prej kohesh përgatitjet që Mitingu i Poezisë i 50-ti Gjakova 2014-te te realizohet ne mënyrën me te mirë të mundshme .
Lidhur me këtë , me kohë ka dorëzuar projektin “Mitingu i Poezisë i 5o-ti Gjakova 2014-te , ne Ministrinë e Kulturës te Republikës se Kosovës dhe ne Drejtorinë e Kulturës se Komunës se Gjakovës.
Ndërkohë këtë vit Mitingu i Poezisë do te këtë Javën e vet , ku do mbahet një ore letrare ne përkujtim te krijuesit te shquar Teki Dervishi, një orë letrare për veprën e Jusuf Buxhovit , plot promovime te veprave letrare te autorëve gjakovar dhe do të mbahet në Valbonë të Bajram Currit orë letrare në kuadër te mitingut me 09.05.2014 , kurse do te përmbyllet me ditën qendrore me 10 maj 2014 me temën e tribunës “Kritika aktuale në Letërsinë shqipe” dhe orën e madhe te poezisë ne mbrëmje ne të cilën do te lexojnë poetet me te zgjedhur te të gjitha trojeve shqiptare dhe nga ajo ndërkombëtare . Për poetet qe do te lexojnë në orën e mbrëmjes qendrore do të publikohet me kohë konkurs që poezitë konkurruese të paralexohen paraprakisht nga juria e caktuar dhe që vlerësimi të jetë sa me cilësor për te fituar çmimin e poezisë me te mire”Ali Podrimja” .Ketë vit do te ndahen tre çmime për poezitë e lexuara ne mbrëmjen qendrore . Për konkursin e librit poetik më të mirë të botuar ndërmjet dy mitingjeve , çmimi “Din Mehmeti “ do të njoftohet me kohë te interesuarit .
Në ketë miting jubilar do të ndahen medaljone speciale për krijuesit me te shquar që kanë kontribuar në themelimin e mitingut , rritjen e mitingut dhe cilësinë e mitingut .
‘Pra, kryesia e Klubit letrar “Gj.N.Kazazi” është duke bërë punët e organizimit që mitingu jubilar te realizohet në mënyrën më të mirë thuhet në njoftimin e Kryesisë së klubit letrar ‘GJ. N. Kazazi’ e nënshkruar nga kryetari Muharrem Kurti .