
Me mbështetje të Komunës së Gjakovës, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nga klubi hendbollistik në kategorinë e femrave Shqiponja, organizohet turneu tradicional ndërkombëtar në hendboll “Shqiponja 2014”. Ky turne organizohet në shënim të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit-Ditës së Gruas. Turneu mbahet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” dhe pos ekipit nikoqir Shqiponja, si i vetmi nga Kosova, marrin pjesë edhe Haskovo nga Bullgaria, Nikshiqi nga Mali i Zi dhe Çairi nga Maqedonia. Turneu organizohet me sistem eliminimi. Në ditën e parë, me datë 7 mars, në ora 15:00 bëhet hapja e turneut ndërkaq në ora 16:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysëmfinale. Ndeshja e dytë zhvillohet menjëherë pas ndeshjes së parë. Me datë 8 mars, në të njëjtin orar zhvillohen ndeshjet për vend të tretë e pas pëfundimit të kësaj zhvillohet ndeshja për vend të parë. Skender Alia, kryetar i klubit organizator të turneut pohon se “përgaditjet për organizim po shkojnë mbarë dhe besojmë se edhe ky turne do të dëshmohet si i një rëndësie të veçantë pr hendbollin e femrave në Kosovë”.