Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Më 9 prill 2013 përkujtohet Beteja e Koshares

kosharjaNë 14 vjetorin e Betejës së Koshares, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi organizohet Manifestimi DITËT E SHQIPES. Kështu, të martën me 9 prill 2013 në orën 12.00 , në Koshare të Gjakovës mbahet Programi Qendror i Manifestimit, i cili nis me   Homazhe dhe vendosjen e kurorave në Kompleksin Memorial , Varrezat e Dëshmorëve.

Ndryshe të hënën Kuvendi i Kosovës ka shënuar  me një mbledhje të posaçme 14-vjetorin e  Betejës së Koshares, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të luftës çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë e lavdishme shembi kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo mbledhje u mbajt me nismën e Grupit Parlamentartë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emër të këtij grupi ka folur deputeti Anton Çuni, njëri nga bashkëluftëtarët e Agim Ramadanit, Sali Çekajt dhe shumë të tjerëve, që zhvilluan këtë betejë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke folur për këtë betejë tha se thyerja e kufirit hapi një korridor të rëndësishëm për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Beteja e Koshares e kishte rëndësinë e saj strategjike, sepse thyente brigadën e Serbisë me Shqipërinë, sepse gjatë kësaj vije kishte vendosur forca të mëdha policore. Thyerja e kufirit krijonte korridorin aq shumë të nevojshëm për të rinjtë që të futeshin në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Ne seancë kanë marr pjesë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri, Hashim Thaçi.
Në këtë betejë ranë heroikisht shumë dëshmorë, ne mesin e tyre edhe dy heronjt, komandantët Agim Ramadani e Sali Çekaj. Në këtë betejë ranë edhe 114 dëshmorë të kombit dhe tre të huaj.
Beteja e Koshares është nder betejat me te ashpra te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës përballe forcave serbe. Ne ketë beteje, “Brigada 131” me komandant Rrustem Berishen, “Brigada 134” me komandant Sali Çekaj dhe “Bataljoni Diversanto-Vezhgues” me komandant Anton Qunin, te shkrira ne “Grupin e Trete Operativ”, me 9 prill 1999 realizuan thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.