Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë ka uruar besimtarët muslimanë të Kosovës, diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare muajin e bekuar të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar, shtim të ibadetit, fisnikërim të ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë.
“Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që gjatë këtij muaji të bekuar në zemrat, fjalët dhe veprat tona të mbizotëroj paqja, dashuria, vullneti për të mirë me synim të arritjes së urtësive dhe të mirave që i përcjell ky muaj.
Allahu ua pranoftë agjërimin dhe çdo punë të mirë me të cilën do të fitohet kënaqësia e Tij. Me fat muaji i bekuar i Ramazanit” thuhet në urimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë