Me motin e mirë intensifikohen punët e bujqësisë
Me përmirësimin e motit kanë filluar të shpejtohen punët në përgatitjen e fushatës së mbjelljeve pranverore. Në komunën e Gjakovës rreth 6 mijë hektarë çdo pranverë bëhen gati për mbjellje. Perimtarët janë të parët që i kthehen punëve të ditës në bujqësi pas pushimit të gjatë dimëror. Ata që kanë sipërfaqe të mbuluara me sera, këto punë nuk i kanë ndërprerë edhe më parë duke i ofruar tregut perime të freskëta, sallata, domate dhe tranguj. E pjesa më e madhe e prodhuesve tashmë kanë përgatitur sipërfaqet për mbjelljen e perimeve të hershme në ambiente të hapura në rreth një mijë hektarë , ndërsa lavërtarët tashmë po përgatitjen për mbjelljen e misrit.
Edhe sivjet perimtarët më tepër do të mbjellin domate, speca, qepë dhe kultura tjera perimtare që janë më shumë të kërkuara në treg.
Në anën tjetër falë motit të mirë edhe gjendja e grurit të mbjellur në vjeshtë është mjaft e mirë. Ekspertët e bujqësisë thonë se, poçese vazhdojnë trende të mira të motit, sivjet mundë të presim bereqet më të madh, sa I takon grumbullimit të bukës së re. Siç dihet në komunën e Gjakovës janë të mbjell rreth pesë mijë hektarë me grurë dhe kultura tjera të vjeshtës.