Gjakovapress

12 më të mirët në matematikë

matematikaNë Shkollën Fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë, është mbajt Olimpiada komunale për lëndën e Matematikës. Në këtë garë kanë marr pjesë rreth 200 nxënës nga klasa e nëntë deri në të dymbëdhjetën. Si jemi informuar nga mr. Nanije Gexha-Maloku, zyrtare e arsimit, në kategorinë e klasave të nënta vendi i parë i ka takuar Altina Qerkezit, e dyta doli Natali Selimi, ndërkaq e treta Flaka Doli.

Në konkurrencën e klasave të dhjeta më i miri ishte Durim Gashi, menjëherë pas tij u plasua Alba Bicurri, ndërkaq në vendin e tretë u gjend Eda Kaja. Në garën e matematicientëve të klasave të njëmbëdhjeta, i pari doli Fisnik Spahija, në vendin e dytë ishte Etnik Babalia, ndërkaq në të tretin Bleona Kasapi.

Në anën tjetër Ndriqim Mula ishte më i suksesshmi në konkurrencën e nxënësve të klasave të dymbëdhjeta, i dyti doli Etnik Rudi, ndërkaq e treta Krenare Bushati.  Këta 12 nxënës do ta përfaqësojnë Gjakovën  në Olimpiadën e Kosovës e cila këtë vit do të mbahet në Lipjan, ndërkohë që fituesit e tre vendeve të para në nivel të Kosovës në secilën kategori si dhe mësimdhënësit e tyre, do të stimulohen me nga 200, 150, përkatësisht 100 euro.

Pos kësaj 12 fituesit e tre vendeve të para në nivel vendi do të marrin pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës e cila do të mbahet në Afrikën Jugore, përkatësisht në Johanesburg.

Exit mobile version