Mediat dhe fuqizimi i gruas
Në kuadër të projektit të Qendres së Mediave të Grave të Kosovës e në mbështetje të Ambasades Amerikane në Kosovë, të premten në Kolegjin Universum në Gjakovë u mbajt një debat ku bisedua për qasjen e medieve ndaj rolit të gruas në vendimmarrje dhe përgjithësisht rreth femrave që punojnë në mediet e Kosovës.
Pranvera Behrami nga kjo qender tha se …”Ky takim është pjesë e projektit “Prezantimi i Treguesve të Ndjeshëm Gjinor për Media në Kosovë” të “Qendra e Medieve të Grave -Women’s Media Center (WMC)” , i cili synon ngritjen e njohurive të medieve, rregullatorëve të medieve, shkollave dhe institucioneve për gazetari dhe komunikim dhe shoqërisë civile lidhur me treguesit e ndjeshëm gjinor për medie (TNGJM), aplikimi i të cilëve do të ndihmojë hartëzimin e gjendjes së tanishme të përfaqësimit gjinor dhe prezantimit nga aspekti gjinor të realitetit në medie. Projekti njëkohësisht do shërbejë si mjet për të promovuar barazinë gjinore qoftë në përfaqësim, qoftë në prezantim e portretizim, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese të formës së debatit dhe shkrimeve analitike, blogjeve, portreteve, etj.”
Me këtë rast u tha se 60% e të punësuarve në mediet e Kosovës janë femra, ndërkohë që në tri medie qendrore, gazeta e televizione udhëheqin femrat.
Melihate Kurti Islami nga Qendra e Mediave të Grave foli për rolin që ka kjo qendër në avancimin e rolit të gruas dhe në prezantimin e femrave të suksesshme në medie. Ajo analizoi disa shkrime në mediet kosovare që kishin të bënin me hapësirat e deikuara për prezantimin e arritjeve të femrave në fusha të ndryshme.
Ndërkaq Violeta Dema, si drejtuese e një mediumi lokal,”Top Radio” prezantoi përvojat e veta në realizimin e projekteve që kishin të bënin me fuqizimin e rolit të gruas. Ajo tha se gazetarët lokal në vazhdimsi kanë ndjekur veprimtaritë që kanë pasyqruar qoftë Institucionet Publike apo shoqërinë civile, por pasqyrimi i shkrimeve per gruan në gazeta, radio e televizion është varur nga redaktorët dhe pronarët e medieve. Dema ka përmednur projektet që ka realizuar në prezantimin e femrave aktive dhe të suksesshme që punojnë në media por edhe ato që janë të përfshira në politikë.