Mëngjesi më i bukur me fëmijët
Qendra e qytetit sot është zbukuruar si asnjëherë më parë. Qindra vogëlush gjakovarë që kanë përfunduar mësimin e abetares kanë ardhë në festën e tyre para pallatit të kulturës për të shprehur gëzimin e tyre pikërisht në festën ndërkombëtare të fëmijëve.
Tek po kalonin parkut të qytetit, dukeshin si lule të vërteta, flutura pranvere shumëngjyrëshe, dukeshin tamam ëngjuj… Ata sot e bënë Gjakovën më të bukur…
Komuna përkatësisht Drejtoria e Arsimit në Gjakovë me rastin e Një qershorit organizoi FESTEN E ABETARËS. Fillimisht u bë parakalimi i nxënësve nëpër rrugët e qytetit nga shkollat e tyre deri në qendër të qytetit, para bibliotekës së qytetit, ku vogëlushët për këtë festë i përgëzoi Diana Qarkaxhia, drejtoresha e Arsimit .
Programi me këngë, valle, balet e recitime po vazhdon me moton “Ne jemi ardhmëria” . U prezantuan nxëësit e Shkollave Emin Duraku , Fehmi Agani, Këlmend Rizvanolli, Selman Riza, Yll Morina, Zekirja Rexha, dhe të shkollës Zef Lush Marku.