“Fillimi i procesit mësimor për të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës, shtyhet për datën 16.01.2017 ( e Hëne). Sipas planifikimeve të Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, orët mësimore do të kompensohen gjatë gjysmëvjetorit të dytë.
Gjithashtu, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës ka marrë të gjitha masat që të siguroj ngrohje të mjaftueshme për pjesën e mbetur të sezonit dimëror. “, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të komunës.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se , sa i takon transportit të nxënësve, Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e tenderimit, pasi që dy proceset e kaluara kanë dështuar për shkak të bojkotit nga disa kompani transportuese të cilat me qëllim të përfitimit më të madh, kanë pamundësuar që çështja e transportit të zgjidhet në dy procedurat e kaluara të prokurimit.