Mësuesi që shpërndau dritë për brezat e rinjë
Gjithnjë është thënë se Gjakova është vatër e arsimit, kjo falë punës përkushtuese të mësimdhënësve dhe drejtuesve të arsimit. Në arritjet e arsimit gjakovar në vite, padyshim se kontribut të madh kanë dhënë mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes anekënd trojeve shqiptare. Puna me brezat e rinj në arsimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament i shëndosh i një shoqërie. Shumë punëtorë arsimi tërë jetën ia kanë kushtuar shkollës. I tillë është edhe veterani Ali Hoxha tash 87 vjeçar. Ali Hoxha rrjedh nga një familje që ka ndihmuar Luftën Nacional Çlirimtare, ku kanë banuar në shtëpinë e tij, po ashtu ju ka ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje. Gjithashtu familja Hoxha ka kontribuar edhe gjatë Luftës së fundit në Kosovë. Nga familja e gjerë Hoxha dy dëshmorë kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Ali S. Hoxha ka lindur me 23 mars 1927, në shtëpinë rrëzë Çabratit. Kjo kodër domethënëse për Gjakovën, që ruan historinë e vet të madhe e të lavdishme. Me 87 vitet mbi supe ai duket si të jetë në moshën rinore. Nuk dorëzohet kurrë para viteve të moshës. Gjithmonë I disponuar për të kujtuar kohën kur I gjithë brezi I tij I mësimdhënësve shkonin nga një shkollë në tjetrën për të kontribuar në arsimin e brezave të rinjë që atë kohë ishin analfabet.
Ali S. Hoxha me profesion mësues, veteran i arsimit si dhe veteran i Luftës Nacional Çlirimtare, fillimisht ka punuar në fshatin Ramoc, Rogovë, Guskë e në fund në Brekoc, prej vitit 1948/49 deri në pension ne vitet 1981-82 ku dhe më në fund është pensionuar.
Ali Hoxha rrjedh nga një familje që ka ndihmuar Luftën Nacional Çlirimtare, ku shtëpia e tij, ka qenë e hapur për strehim, ushqim dhe veshmbathje. Gjithashtu familja Hoxha ka dhënë dy dëshmor të UÇK_së. E pyesim për fillimit e punës si mësimdhënës.
‘Gjatë punës si mësues kam punuar me dy paralele (paradite dhe pasdite)me klasë të kombinuara. Ka qenë kohë e vështirë të punosh në atë kohë sepse objekti shkollor ka qenë në xhami ose në shtëpi private. Me gjithë këto vështirësi metodat ishin standarde, të mësuara nga mësimdhënësit tonë pionier, por edhe metodat më bashkëkohore të kohës. Në fakt, ne i përshtatnim metodat kohës, ambientit dhe fëmijëve me të cilët punonim. Nganjëherë kur mendojë për atë kohë, konstatojë me kënaqësi se puna jonë entuziaste ka dhënë rezultate sepse, secila gjeneratë po dilte më e përgatitur për me u përballë me sfidat e zhvillimit të vendit, qoftë ekonomik, kulturorë, organizative, etj.’.
Baca Ali thotë se përkundër kushteve të vështira materiale entuziazmi jonë ishte i madh. Kishin marrë një detyrë të vështirë që të zhdukin analfabetizmin që kishte kapluar popullatën e në anën tjetër emancipimin e femrës. Angazhoheshim që ditën e natën pa u lodhur të shpërndajmë dritën e dijes për popullatën.
‘Nxënësit në vend të bankave e karrigeve kishin vetëm një shkom për tu ulur, ndërsa librin e fletoren e mbanin në këmbë sepse nuk kishte banka. Kur erdh në hospitim Beqir Kastrati, doajeni i arsimit shqip, u habit se në çfarë kushte po punoja në shkollën e Ramocit që ishte e vendosur në xhami’, kujton ai.
Përveç punës mësimore Ali Hoxha është marrë edhe me aktivitete të lira në atë kohë sepse ajo që ka qenë primare ishte zhdukja e analfabetizmit- lexim-shkrim
‘ Si mësues kisha për detyrë që të shkoj nëpër oda, nëpër fshatra që ti mësoj shkrimin e leximin sidomos të femrës shqiptare prej moshës 18 deri në 45 vjeçare’, thotë ai. Ali Hoxha që tërë jetën ia kushtojë arsimit është marrë dhe me veprimtari jashtëmësimore.
‘Kur bëhet fjalë për aktivitete të lira në shkollë disa vjet gjatë jetës sime kam qenë edhe kryetar i pleqësisë së shkollës, kam qenë kryetar i Kryqit të Kuq pastaj kryetar edhe i miqve të arsimit. Jam në librin që : S’harrohen kurrë emrat e veteranëve të arsimit’ .
E për punën përkushtuese në arsim Ali Hoxha është nderuar me Mirënjohje nga pleqësia e arsimit të komunës, pastaj mirënjohje nga organizata e Kryqit të Kuq të komunës që e kam marrë medaljen e artë si dhe mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Gjakovës si ‘Qytetar i merituar’.
Biseda me veteranin më të moshuar të arsimit gjakovar nuk do të mbyllej këtu. Sepse me bacën Ali ka shumëçka të flitet, megjithatë neve na mbetët t’i urojmë shëndet dhe pleqëri të mbarë.
Intervistoi Zeki Vehapi