Mimoza dhe presidentja Atifete
Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila, ka organizuar një pritje për nder të festave të fundvitit ku ishte e pranishme Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zv.Kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli, përfaqsues të institucioneve fetare në Komunën e Gjakovës, përfaqsues diplomatik ndërkombëtarë në Kosovë, përfaqsues të shoqatave të dala nga lufta, shoqëria civile dhe mysafirë të tjerë.
Me këtë rast Kryetarja e Komunës tha se viti që po e lëm pas ishte vit i sfidave të shumta, por edhe vit i sukseseve pasi që Gjakova dëshmoi vlera demokratike gjatë procesit të fundit zgjedhor.
“ Viti 2014 vjen me angazhime të reja për zhvillimin e Komunës së Gjakovës. Do ta bëjmë destinacion Komunën e Gjakovës për vizitorë të shumtë, pasi që projektet tona do zhvillojnë dukshëm turizmin si potencial i zhvillimit të gjithëmbarëshëm. Gjakova do jetë vend ku fëmijët do rriten dhe do jetojnë dhe nuk do kenë fatin e njejtë me të tjerët që prespektiven ta kërkojnë diku tjetër”, ka thënë Kryetarja Kusari Lila.
Gjatë kësaj mbrëmje me kenge festive ka përformuar kori i fëmijëve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” me dirigjent Astrit Pallaska.