Në këtë panel ishin prezent edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, z. Vangjush Dako – Kryetar i bashkisë së Durrësit, z. Ragmi Mustafa- Kryetar i Komunës së Preshevës, znj. Teuta Arifi- Kryetare e komunës së Tetovës, Ambasadori i Italisë në Republikën e Shqipërisë, Massimo Gaiani dhe Francesko Cocco sekretar i përgjithshëm i euro-rajonit Adriatiko-Jonik.
Në panelin e parë të diskutimeve, Kryetarja prezantoj projektin për qytetin e mençur të Gjakovës, ku tashmë Komuna e Gjakovës ka filluar të implementoj disa prej fazave të para të digjitalizimit që i përkasin e-komunës si e-certifikata dhe digjitalizimi në arsim, dhe shumë shpejtë do të finalizohen edhe fazat tjera të aplikacioneve që do të kompletojnë figurën e qytetit të mençur në Gjakovë. Komuna e Gjakovës me implementimin e platformës digjitale do të vazhdoj të ngris transparencën dhe llogaridhënien.