Sunday, December 29, 2024
AktualeLajme

Mimoza para gazetarëve shpalos arritjet e komunës

Mimoza me gazetarNë takimin e mbajtur me gazetarë, kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila ka shpalosur punën e Komunës së  Gjakovës gjatë periudhës së shkuar. Ajo la thënë së  në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme ka arritur që tashmë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2015 të tregoj rezultatet konkrete në lidhje me punësimin lehtësirat e bizneseve, ndërmjetësimin me kompani të ndryshme private të cilat kanë kërkuar asistencë nga ne për punësimin e profesionistëve të caktuar.

“Siç e dini Komuna e Gjakovës që nga Korriku i vitit 2014 ka hequr taksën në firmë duke filluar kështu me lehtësirat e para për bizneset që operojnë në Gjakovë. Gjithashtu, Komuna e Gjakovës është komuna e parë në Kosovë e cila ka themeluar fondin fillestar prej 90.000 Euro me buxhet të vitit 2015, si ndihmë e drejtpërdrejtë për bizneset dhe nxitje e partneritetit publiko-privat. Ky fond pas përpilimit të skemës dhe përgatitjes së kritereve do të jetë i hapur për bizneset këtë muaj që të aplikojnë për asistencë financiare. Në këtë mënyrë do të ndikojmë drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve të reja për biznese, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës” ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka potencuar angazhimin e vazhdueshëm me investitorët kryesisht të huaj të cilët në parim kanë shprehur interesim serioz për investime në Komunën e Gjakovës.

“ Para disa muajsh kishim edhe konkretizimin e parë me kompaninë Suedeze Trox dhe Amerikane BlueStone Safety si dhe kemi kompani tjera serioze të cilat janë në pritje të vendimit të AKP-së për shfrytëzimin e pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore vend ky i cili do të destinohet për parkun industrial. Tashmë Komuna e Gjakovës ka përfunduar hartimin e kritereve dhe kushteve për investitorët të cilat shprehin interesim për tu vendosur në Zonën Industrial” ka thënë ajo.

Se sa ka ndryshuar qasja e nivelit lokal ndaj investitorëve, sipas Kusari Liles,  e dëshmon fakti se që një vit e gjysmë jemi takuar me mbi 90 investitorë potencial për Komunën e Gjakovës.

“Ndër ta, kemi kompani serioze në lëmine e tekstilit, metalit, industrisë së drurit, energjisë së ripërtërishme dhe në sektorin e bujqësisë. Një hap tjetër i rëndësishëm i marrë nga Komuna, është edhe themelimi i tre zyrave tashmë të miratuara në Kuvendin Komunal, Zyra për Përpilimin e Projekteve, Zyra për Promovim të Investimeve dhe Zyra për Menaxhim të Pronës Komunale. Lehtësimi i procedurave përmes këtyre zyrave do të ofrojë më shumë mundësi si për bizneset, për qytetarët po ashtu edhe për investitorët” tha mes tjerash Kusari Lila.