Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet preliminare të pjesemarrjes ne votime të raundit të dytë të zgjedhjeve në Gjakovë ku nga mbi 107 mijë votues, të dielen nga ora 7 e mëngjesit kanë dalë në votime 48 mijë e 468 votues apo 45.12 % e tyre.
KQZ_ja nga numrimi i 134 kutive te votimit sa ishin gjithsejt ne 28 qendra votimi, ka publikuar se MIMOZA KUSARI-LILA ka marrë 24.888 apo 52,50% ndersa PAL LEKAJj ka marrë 22.514 apo 47,50 % të votave.
Kemi pasur një votë të shpërndarë mirë. Kemi pasur një rritje në zonat rurale, gjë që e konfirmon domosdoshmërinë e për ndryshime në tërë terotiron e komunës së Gjakovës. Ajo që deri me tani e ka proklamuar ish – kryetari, për ndarje regjionale në komunën e Gjakovës u demantua sonte. I falënderojë shumë të gjithë votuesit e komunës së Gjakovës, në veçanti ata që kanë ardhur nga vende të ndryshme jashtë Kosovës për të votuar. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi e gjithashtu i falënderoj subjektet politike PDK, LDK e Vetëvendosje dhe kandidatët e këtyre subjekteve që nuk arritën në balotazh por inkurajuan votuesit e tyre që në balotazh të votojnë për ndryshimin”, ka thënë gjatë konferencës per gazetare, Kusari – Lila.
Publikimi I këtyre rezultateve bëri që të filloi festa e shoqëruar me fishekzjarrë dhe muzikë në kompleksin e Çarshisë së Vjetër, ndersa kolonat e automjeteve neper rruget krysore kane vazhduar nje kohë të gjate..
Raundi i dyte i zgjedhjeve ka kaluar pa ndonje incident te theksuar.