Po vazhdon puna në Qendrën e Kulturës në Rogovë të Hasit, hapësirë modern e cila përfshinë sallën kryesore teatrale me kapacitet deri 420 ulëse, bibliotekën, sallën e seminareve, sallën e sporteve marciale e gjithashtu arkivin dhe holin për ekspozita. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është e përkushtuar që punimet në këtë qendër të përfundojnë sa më shpejt, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës kulturore dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore.
Të kujtojmë se guri themeltar i ndërtimit të Qendrës kulturore në Rogovë ishte vënë më 16 mars 2018 dhe atëherë ishte thënë se Ministria e Kulturës kishte ndarë 1.2 milion euro.