Kryetari i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Muharrem Kurti ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe duke qenë se është mitingu jubilar, mendojnë se do të ketë kuptim më të madh pasi që është shenjë e vjetër e krijuesve me emër të letërsisë shqipe që tani shumica nuk janë gjallë si themelues, siç ishin Enver Gjergjeku, Din Mehmeti, e më vonë Ali Musa, Teki Dërvishi, Ali Podrimja, e shumë poetë tjerë. Që nga fillim-java e parë e muajit Maj nisin shumë promovime ndërsa më datën 9 maj si zakonisht mbahet Tribuna me temë “Kritika letrare sot”, ku pritet të referojnë kritikë nga Tirana, Shkupi e Prishtina.
Manifestimet nisin me orën letrare për fëmijë dhe aktivitete tjera, ndërsa në Orën qendrore të Mitingut do të lexojnë poetë të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe ndërkombëtarë.