Së bashku me instrumentistët e njohur nga Zvicra ka performuar në klarinet edhe instrumentisti gjakovarë Pëllumb Vula. Producent të këtij koncerti ishin çifti nga Zvicrra, Gjorgj dhe Dorotea Frankhauser –Riter.
Adhuruesit e këtij zhanri të muzikës të cilët e kishin mbushur sallën koncertale të shkollës së muzikës, u ndanë tejet të kënaqur me lojën e artistëve në instrumenta dhe me koncertin në tërësi, koncert ky i cili tashmë është shndërruar në tradicional, meqë organizohet çdo vit në këtë kohë. Ndryshe, këtij koncerti i paraprijnë edhe master kurset të cilët organizohen me nxënësit dhe mësimdhënësit e e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.