Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mjeshtrit e muzikës së fis harmonikes dhe violinës

Gjakova është e njohur   për mjeshtër të mëdhenj të  muzikës. Për një kohë të gjatë Shoqëria Muzikore Hajdar Dushi ishte ndër vatrat më të suksesshme të kultivimit të muzikës qytetare. Në fisharmonikë një kohë ishte mjeshtri madh Zekri Çarkaxhia- i njohur më shumë  si Zuka, bashkë me violinistin e palodhur Xhavit Lota. Këto ditë nëntori,  pas shumë dekadash i gjejmë bashkë në interpretimin e këngëve të bukura shqipe bashkë me grupin “Ashikët”. Njeri pranë tjetrit si dikur nëpër skenat e koncerteve e dasmave tradicionale. Ata i japin shije melodive që interpretojnë. E fuqizojnë orkestrën dhe zgjojnë emocione për dëgjuesin.

Zekri Qarkagjia dhe Xhavit Lota veteran te muzikesE zgjodhëm këtë foto të këtyre dy mjeshtërve të interpretimit në fisharmonikë dhe violinë për të kujtuar atë periudhën e lavdishme të shoqërisë muzikore Hajdar Dushi.

Ata edhe në këtë moshë janë të palodhshëm, të vyeshëm dhe të dashur për adhuruesit e muzikës popullore shqipe. (gjakovapress.info)