Sunday, April 14, 2024
AktualeKulturëLajme

Mjuzikli “Arjeta dhe Gëzimi” në Zvicër

arjeta dhe gezimiNxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova, instrumentistë, solistë, anëtarë të korit dhe aktorë tjerë mysafirë,  nga dita e enjte   e deri më 31 tetor do të qëndrojnë në Zvicër për tu prezantuar në festivalin tradicional Culturescapes si dhe për të shfaqur mjuziklin shqiptar “Arjeta dhe Gëzimi”. Drejtues të shkollës së muzikës në Gjakovë thanë se korit të shkollës i është dhënë një vlerësim i lartë dhe për këtë do të  bëjë hapjen e këtij festivali të njohur me këngë korale shqiptare.

Veç kësaj,  artistët e rinj të Gjakovës për publikun zviceran  do të shfaqin mjuziklin “Arjeta dhe Gëzimi” në sallat më të njohura të Baselit, Cyrihut e qyteteve  tjera zvicerane.

Mjuzikli i parë origjinal shqiptar, premiera e të cilit ishte shfaqur në prill të këtij viti,  është një shfaqje që bënë fjalë për një temë nga aktualiteti rinor e  që për autorë ka kompozitorin Trimor Dhomi si dhe liberton e Ilir Gjocajt. Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë i njëjti regjisor i cili e kishte punuar edhe mjuzikllin e parë të vendosur në skenën gjakovare “ Oliveri Kosovar” pra është fjala për regjisorin nga Zvicra Georg Darvas i cili me po të njëjtin  pasion vazhdoj të përqendrohet dhe punoj me nxënësit e  shkollës së muzikës Prenk Jakova.

Në dy  rolet kryesore të dy personazheve që mban edhe titullin mjuzikli,  atë të Gëzimit dhe  Arjetes paraqiten  Vali Kuqi dhe Edonjeta Hajdari.

Pjesëmarrja e instrumentistëve, orkestrës,  anëtarëve të korit dhe aktorëve tjerë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare kulturore është edhe një e arritur e talenteve gjakovarë dhe punës së mirë që po bëhet për disa vite në shkollën e muzikës. Ndërkohë që këto bashkëpunime në arenën ndërkombëtare janë edhe meritë e mbështetjes së vazhdueshme të çiftit zviceran Georg dhe Dorothea Fankhauser Ritter.