Veç kësaj, artistët e rinj të Gjakovës për publikun zviceran do të shfaqin mjuziklin “Arjeta dhe Gëzimi” në sallat më të njohura të Baselit, Cyrihut e qyteteve tjera zvicerane.
Mjuzikli i parë origjinal shqiptar, premiera e të cilit ishte shfaqur në prill të këtij viti, është një shfaqje që bënë fjalë për një temë nga aktualiteti rinor e që për autorë ka kompozitorin Trimor Dhomi si dhe liberton e Ilir Gjocajt. Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë i njëjti regjisor i cili e kishte punuar edhe mjuzikllin e parë të vendosur në skenën gjakovare “ Oliveri Kosovar” pra është fjala për regjisorin nga Zvicra Georg Darvas i cili me po të njëjtin pasion vazhdoj të përqendrohet dhe punoj me nxënësit e shkollës së muzikës Prenk Jakova.
Në dy rolet kryesore të dy personazheve që mban edhe titullin mjuzikli, atë të Gëzimit dhe Arjetes paraqiten Vali Kuqi dhe Edonjeta Hajdari.
Pjesëmarrja e instrumentistëve, orkestrës, anëtarëve të korit dhe aktorëve tjerë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare kulturore është edhe një e arritur e talenteve gjakovarë dhe punës së mirë që po bëhet për disa vite në shkollën e muzikës. Ndërkohë që këto bashkëpunime në arenën ndërkombëtare janë edhe meritë e mbështetjes së vazhdueshme të çiftit zviceran Georg dhe Dorothea Fankhauser Ritter.