Moti me diell mirëpritet nga fermerët
Përmirësimi i motit ka nxitur fermerët që me përkushtim ti fillojnë punët përgatitore për fushatën e mbjelljeve pranverore. Këtë pranverë në komunën e Gjakovës do të mbillen 6 mijë e 533 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, ndërkohë që do të dominojë misri, i cili do të mbillet në 4 mije e 750 hektarë dhe perimet të cilat do të mbillen në sipërfaqe prej 1 mijë e 270 hektarë.
Si bëhet e ditur, lëvrimi i tokave dhe përgatitja e sipërfaqeve ku do të mbillen kulturat bujqësore pritet të filloi sapo të krijohen kushtet, meqë toka, nga reshjet e mëdha të shiut ende ka lagështi të madhe.