Mrika Sefa me koncerte në Lisbonë të Portugalisë
Pianistja gjakovare Mrika Sefa do të merr pjesë në një cikël të koncerteve që fillojnë në Lisbonë të Portugalisë , me 16 Janar e vazhdojnë deri ne Qershor 2020. Në këto koncerte do të jetë së bashku me baritonin Martin Linda Mkhize dhe Fidel Évora. Është projekti “A Boca do Lobo” me titull “Winterreise” me muzikën e kompozitorit të njohur Frans Schubert, që mbledh artistë të botës të migruar nga vende të ndryshme. Kur Mrika Sefa ishte e vogël, pianoja dhe lufta e dërguan nga Kosova në Zvicër në një ndryshim drastik të peizazheve dhe kulturave. Edhe artistët tjerë pjesëmarrës në këtë koncert kanë udhëtime për migrime intersante. Martin Mkhize u largua nga Afrika e Jugut për të kërkuar zërin e tij në Hollandë. Artisti Fidel Évora la arkipelagun e tij të lindjes për të studiuar dhe punuar në Evropë, duke i dhënë ngjyra rrugëve me artin e tij. Tri udhëtime të veçanta, tri shtigje që nuk kaluan kurrë derisa nuk u takuan për të shfaqur këto kncerte.
Mrika Sefa ka nisur mësimet për piano në shkollën e muzikës në Gjakvë, për të vazhduar në Prishtinë dhe për përfunduar në Basel Musik-Akademie të Zvicrës, duke fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme ndërkombëtare për piano.