Muaji Mars me më shumë vajza. “Kush ka vajza botën ka”
Është këngë e popullarizuar popullore me titull “Kush ka vajza botën ka”. 61 familjeve gjakovare, gjatë muajit Mars , kjo këngë , iu ka pëlqyer më së shumti dhe iu është sjellë nëpër mendje. Sipas raporti mujor të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, gjatë këtij muaji, kanë lindur 115 foshnja prej tyre 54 djem e 61 vajza.
Ky numër i të porsalindurve në muajin Mars është vetëm për repartin e lindjeve në Spitalin Isa Grezda, ndërkohë që lindje janë kryer edhe në spitalet private, prandaj numri I banorëve në komunën e Gjakovës, duhet të jetë shumë më i lartë.