Muaji Tetor mundë të quhet muaji i djemve, sepse gjatë kësaj periudhe në repartin e lindjeve të Spitalit Isa Grezda të Gjakovës kanë lindur 156 foshnja, prej tyre 88 djem e 68 vajza. Krahasuar me një muaj më përpara numri i lindjeve është për 8 foshnja më shumë. Në Shtator kishte 148 foshnja. Prej tyre 78 djem e 70 vajza.
Redaksia Gjakovapress, vogëlushëve iu uron rritë të shëndetshme e të lumtur.
Raporti mujor i punës së reparteve tjera të Spitalit Isa Grezda:
Përmes një raporti mujor të Spitalit “Isa Grezda”. Gjatë këtij muaji, në këtë institucion shëndetësorë janë hospitalizuar 1 mijë e 64 pacientë, ndërkaq janë kryer edhe 176 operacione, prej tyre 44 operacione Kirurgjike, 29 Ortopedike, 9 Urologjike, 4 operacione në ORL, 17 Oftalmologjike dhe 73 operacione Gjinekologjike. Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7 mijë e 533, 1 mijë e 238 shërbime në Ro-Kabinet dhe 207 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1 mijë e 914. Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejtë 904 shërbime të Dializës, bëhet e ditur në këtë raport.