Monday, December 30, 2024
Kulturë

Muzikë: “Me Mall Kujtoj Rininë” – Avi Ashiket

Shkruan:Hajrullah Hana

Me punë dhe përkushtim grupi muzikor A V I “ASHIKËT”, tashmë i njohur, jo vetëm në qytetin e Gjakovës, por edhe më gjerë, këtë fundvit editoi albumin e shtatë (7) të radhës, me këngë të përzgjedhura nga mbarë trevat shqiptare. Je disa vargje të një këngë korçare:

“Me mall kujtoj rininë,

kur djalë i ri unë isha,

me fund pija rakinë,

se halle e brenga s’kisha”

Ose:

“Por një dëshirë në jetë,

kisha unë atëherë,

një vajzë e një kitarë,

por dhe një shishe verë”

Apo:

“Sa shpejt kaloi rinia,

s’më tha as lamtumirë,

na erdhi pleqëria,

jetën për të nShkëputëm ca vargje nga një këngë, titullin e të cilës mori edhe albumi. Edhe në këtë editim janë përfshirë këngë nga trevat mbarëshqiptare si: Gjakova, Shkodra, Tirana, Elbasani, Korça e të tjera vise ku këndohet kënga e pastër shqipe. Të gjitha këto këngë janë përzgjedhur me shije për të gjithë ata që duan, dëgjojnë dhe shikojnë këtë zhanër muzikor në mediat tona… Përmendëm më lart se këngët janë të interpretuara nga grupi tanimë i njohur muzikor për publikun e gjerë A V I “ASHIKËT”. Grup ky i përbërë nga udhëheqësi artistik, Xhavit Lota – violinist dhe veteran, Mazllom Morina  – kitarist dhe solist, Ismet Bytyqi – solist dhe mandolinist, Shefik Pallaska – mandolinist dhe solist, Misin Bakalli – mandolinist dhe solist, si dhe fizarmonikisti i njohur Behar Qela.

E tërë kjo punë krijuese – muzikore (artistike) u përgatit në kushte jo të volitshme, si lokali, koha, kushtet… por prapëseprapë suksesi nuk mungoi, duke ditur se të gjithë anëtarët e këtij grupi janë mbi moshën 60 vjeçare. Për mirëvajtjen e punës nuk mungoi angazhimi i të gjithëve, por dallohet, siç thonë edhe të tjerët nga grupi, përkushtimi i shefit – udhëheqësit të këtij grupi, Shefik Pallaskës, për të cilën gjë i falënderohen të gjithë anëtarët, për vetëmohimin dhe mundin e pakursyer për t’u edituar ky album (i shtati me radhë).

Sa i përket përmbajtjes, në albumin e ri me titull “Me mall kujtoj rininë” janë dhjetë (10) këngë dhe një (1) valle të regjistruara.

  1. “Qenke ngritun si burbuqe”, këngë tiranase. 2. “F’tyrën tande me shumë mall”, këngë shkodrane. 3. “Kur të pash moj vajzë”, po ashtu këngë shkodrane. 4. “Ndalu vashë” dhe5. “Po na vjen e martja mroma”, këngë shkodrane. 6. “Si t’kam dashtë unë ty”dhe 7. “O pranverë, jam tuj pritë” poashtu nga repertuari i këngëve shkodrane. 8. “A e mban mend kitarë e dashur” dhe 9. “Ma mall kujtoj rininë” (me të cilën edhe është titulluar albumi) janë këngë – serenata korçare. 10.”Qesh i lumtur kur të pashë”, këngë gjakovare e kantautorit të ndjerë M. Myezini si dhe 11. “Valle gjakovare” nga violinisti Xh. Lota, shoqëruar nga grupi.

Ky projekt u ndihmua nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës. Pastaj incizimi u bë në studion e Erzen Berishës nga Peja. Ndërsa për fotografitë dhe dizajnin, si gjithmonë, me përkushtim artistik u kujdes – sajoi, maestro Shkelzen Rexha –Xeni, puna e të cilit është dalluar edhe në albumet paraprake. Ndihmuan edhe Shoqata e Pensionistëve të Gjakovës, duke u ofruar hapësirë për punë – ushtrime të grupit. Pa këta njerëz ky grup muzikor nuk mund t’ ia dilte me sukses….(më gjërsiht në numrin më të ri të revistes Gjakovapress nr. 134)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *